Ruhani: Irani përpiqet për më shumë stabilitet në rajon
(last modified Sun, 06 Aug 2017 05:08:32 GMT )
Gusht 06, 2017 07:08 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani përpiqet për më shumë stabilitet në rajon

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se sot rajoni përballet me destabilitet dhe pasiguri dhe shtoi se Irani përkrah vendeve të tjera do të përpiqet për më shumë stabilitet në rajon.

Hasan Ruhani ditën e shtunë pas ceremonisë së betimit në postin e presidentit, pati një konferencë të përbashkët shtypi me Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit dhe me Ajetollah Sadik Amoli Larixhani kryetar i sistemit juridik të Iranit. Në këtë konferencë presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se goditja që i është dhënë terrorizmit në rajon ka ulur disi nivelin e destabilitetit të rajonit mirëpo shpresohet që renda 4 viteve të ardhshme gjendja e sigurisë dhe e stabilitetit në rajon të jetë më e qëndrueshme dhe lufta e rajonit të përfundojë. Nga ana e tij Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit përmendi pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Amerikës Latine, Evropës, vendeve islamike, vendeve të rajonit dhe fuqive të rëndësishme të botës në ceremoninë e betimit të presidentit iranian dhe tha: Kjo pjesëmarrje është tregues i interesimit të vendeve të ndryshme për të bashkëpunuar me Iranin. Ajetollah Sadik Amoli Larixhani tha se pas ceremonisë së betimit ambienti politik i Iranit do të futet në një fazë të re dhe kërkoi zgjidhjen e problemeve dhe çështjen e papunësisë. Hasan Ruhani është betuar si presidenti i 12-të i Iranit në kryeqytetin iranian, Teheran, në prani të zyrtarëve të lartë të vendit, si dhe të udhëheqësve dhe politikanëve të lartë nga e gjithë bota. Ceremonia e inaugurimit u hap në ndërtesën e Parlamentit në Teheran të shtunën, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga më shumë se 100 vende të botës.

Tags