Ekzistojnë kushte të përshtatshme për zgjerimin e bashkëpunimeve Iran-Spanjë
Energjia e lirë, pozita gjeografike, forca efektive punëtore, stabiliteti dhe siguria janë disa nga kushtet e favorshme për investimet e kompanive të huaja në Iran.
Kështu deklaroi sot Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjatë takimit që ai pati me Pio Garcia Escudero kryetar i parlamentit të Spanjës. Në këtë takim shefi i diplomacisë iraniane tha se lidhjet mes dy popujve, marrëdhëniet kulturore dhe artistike mund të jenë faktor inkurajues për më shumë bashkëpunime dypalëshe. Nga ana e tij kryetari i parlamentit ë Spanjës tha se vendi i tij është i interesuar për zgjerimin e bashkëpunimeve dhe marrëdhënieve me Iranin në fusha të ndryshme. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, Escudero tha: marrëveshja bërthamore ka krijuar kushte shumë të mira për zgjerimin e shkëmbimeve tregtare, doganore dhe investimeve të të dy vendeve. Palët në këtë takim diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike dhe për heqjen e pengesave ekzistuese.