Vazhdojnë takimet e Zarif në Teheran
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif në një takim me presidentin moldav Igor Dodon, të dielën, nënvizoi rritjen e bashkëpunimit bankar me Moldavinë.
Sipas raportit të Departamentit për Media të Ministrisë së Jashtme të RII, Zarif shprehu kënaqësinë për vëmendjen e Presidentit Dodon për marrëdhëniet dypalëshe dhe shtoi se bujqësia është një nga fushat me interes nga të dyja palët për bashkëpunim. Presidenti moldav u shpreh i kënaqur për qëndrimin e tij në Iran për herë të dytë në pesë muaj dhe për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Ruhani. Të dy palët diskutuan krizat rajonale, luftën kundër ekstremizmit, marrëdhëniet bankare, pjesëmarrjen e përbashkët në projektet e energjisë dhe të rafinerisë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me përgjegjësin e marrëdhënieve evropiane në ministrinë e jashtme të Gjermanisë, i cili ndodhet për një vizitë në Teheran, u shpreh i kënaqur nga zotimet e Gjermanisë për dialog dhe bashkëpunim me Iranin.