Boruxherdi: Irani nuk mbështet ndarjen e Irakut
(last modified Mon, 07 Aug 2017 07:18:09 GMT )
Gusht 07, 2017 09:18 Europe/Tirane
  • Boruxherdi: Irani nuk mbështet ndarjen e Irakut

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në parlamentin islamik të Iranit lidhur me referendumin e rajonit të Kurdistanit të Irakut ka thënë se Irani është kundër ndarjes së Irakut.

Alaudin Boruxherdi ditën e dielë u takua me Fonseca Silva’s kryetar i grupit të miqësisë parlamentare Iran-Portugali ku tha se Irani është kundër ndarjes së Irakut pasi një gjë e tillë do të përshkallëzojë edhe më shumë krizën në rajon.  Boruxherdi gjithashtu iu referua marrëdhënieve midis Iranit dhe Portugalisë dhe theksoi se Teherani dhe Lisbona kanë kapacitete të mira për të shtuar marrëdhëniet në fusha të ndryshme politike dhe ekonomike dhe se të dy vendet duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Fonseca Silva’s gjithashtu theksoi zgjerimin e bashkëpunimit midis Teheranit dhe Lisbonës dhe shtoi: "Rritja e lëshimit të vizave, përmirësimi i marrëdhënieve bankare dhe zhvillimi i lidhjeve ekonomike dhe investuese, veçanërisht në fushën e energjisë së rinovueshme dhe industrisë farmaceutike, janë çështje të rëndësishme në marrëdhëniet e Iranit me Portugalinë. Boruxherdi gjithashtu gjatë një takimi me zëvendësministrin e Jashtëm të Polonisë, duke theksuar praninë e shumë delegacioneve të biznesit dhe të tregtisë të vendeve evropiane në Iran, tha: "Edhe pse amerikanët po kërkojnë të vendosin sanksione dhe të ndikojnë në marrëdhëniet e Iranit me vendet e tjera, prania e zyrtarëve të lartë nga vende të ndryshme të botës në ceremoninë e inaugurimit të Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit, tregoi se politika e izolimit të Iranit ka dështuar. Duke iu referuar rolit efektiv të parlamenteve të Iranit dhe Polonisë tek të dy vendet, z. Boruxherdi tha: "Irani dhe Polonia duhet të përdorin kapacitetin e bashkëpunimit parlamentar për të zgjeruar marrëdhëniet dhe për të zgjidhur problemet dhe pengesat për bashkëpunim. Joanna Veronetska gjithashtu theksoi zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke thënë se Teherani luan një rol të rëndësishëm dhe strategjik në rajon dhe Polonia mirëpret rolin pozitiv të Iranit në rajon.

 

 

Tags