Irani, Rusia dhe Turqia bashkëpunojnë në zhvillimin e fushave të naftës
Irani, Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit trepalësh në zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit.
Sipas Ministrisë së naftës, marrëveshja u nënshkrua në mes kompanive ‘Ghadir Exploration and Production’, Kompanisë ruse ‘Zarubezhneft’ dhe asaj turke ‘Unit International’. Bazuar në këtë marrëveshje, të gjitha palët do të investojnë në planet e zhvillimit të naftës dhe gazit. Zarubezhneft është një kompani ruse e kontrolluar nga shteti e bazuar në Moskë, e specializuar në kërkimin, zhvillimin dhe funksionimin e naftës dhe gazit jashtë territorit rus. Unit International është një kompani private e cila është aktive në prodhimin e energjisë elektrike në Turqi, Iran dhe Evropë.