Irani, Rusia dhe Turqia bashkëpunojnë në zhvillimin e fushave të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56922-irani_rusia_dhe_turqia_bashkëpunojnë_në_zhvillimin_e_fushave_të_naftës
Irani, Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit trepalësh në zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2017 15:51 Europe/Tirane
  • Irani, Rusia dhe Turqia bashkëpunojnë në zhvillimin e fushave të naftës

Irani, Rusia dhe Turqia nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit trepalësh në zhvillimin e fushave të naftës dhe gazit.

Sipas Ministrisë së naftës, marrëveshja u nënshkrua në mes kompanive ‘Ghadir Exploration and Production’, Kompanisë ruse ‘Zarubezhneft’ dhe asaj turke ‘Unit International’. Bazuar në këtë marrëveshje, të gjitha palët do të investojnë në planet e zhvillimit të naftës dhe gazit. Zarubezhneft është një kompani ruse e kontrolluar nga shteti e bazuar në Moskë, e specializuar në kërkimin, zhvillimin dhe funksionimin e naftës dhe gazit jashtë territorit rus. Unit International është një kompani private e cila është aktive në prodhimin e energjisë elektrike në Turqi, Iran dhe Evropë.