Ekipi kombëtar iranian i basketbollit fiton kundrejt Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56934-ekipi_kombëtar_iranian_i_basketbollit_fiton_kundrejt_indisë
Ekipi kombëtar iranian i basketbollit në ndeshjen e parë të tij për kampion Kupa e Azisë, ka fituar kundrejt ekipit indian me rezultatin 101 me 54.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 10, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Ekipi kombëtar iranian i basketbollit fiton kundrejt Indisë

Ekipi kombëtar iranian i basketbollit në ndeshjen e parë të tij për kampion Kupa e Azisë, ka fituar kundrejt ekipit indian me rezultatin 101 me 54.

Sipas agjencisë IRNA të lajmeve, ditën e mërkurë ekipi iranian u ndesh me rivalin e tij nga India në rajonin Kaservan të provincës Xhabel Liban. Ekipi kombëtar iranian i basketbollit ndodhet në grup me ekipet nga India, Jordania dhe Siria. Në ndeshjen e dytë që mbahet nesër, ekipi iranian do të ndeshet me ekipin kombëtar të Sirisë. Gjithësej për Kupën e Azisë, garojnë 16 ekipe të ndarë në 4 grupe. Kampionati ka nisur prej datës 8 gusht dhe do të vazhdojë deri më 20 gusht. Kupa e Azisë ka zënë vendin e kampionatit të Kupës Kombëtare të popujve të Azisë.