Evropianët të interesuar për të investuar në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i56944-evropianët_të_interesuar_për_të_investuar_në_iran
Ambasadori francez në Amerikë ka deklaruar se evropianët janë të interesuar për të investuar në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 10, 2017 02:18 Europe/Tirane
  • Evropianët të interesuar për të investuar në Iran

Ambasadori francez në Amerikë ka deklaruar se evropianët janë të interesuar për të investuar në Iran.

Gerard Araud, ambasador i Francës në Amerikë në faqen e tij në Twitter, përmendi kontratën 780 milion dollarësh të kompanisë franceze të makinave Renault me organizatën për zhvillimin dhe rinovimin e industrisë në Iran dhe tha se kjo kontratë është  e ligjshme dhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Ambasadori francez në faqen e tij në Twitter ka mbështetur marrëveshjen bërthamore të arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së saj. Kontrata më e madhe në industrinë e makinave në Iran u nënshkruan ditën e hënë më 7 gusht nga kompania franceze Renault dhe organizata për zhvillimin dhe rinovimin e industrisë INDRO të Iranit. Kontrata u firmos nga ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë z. Muhamed’reza Nemat’zade. Me gjithë sabotimet e Shtëpisë së Bardhë kundër marrëveshjes bërthamore, kompanitë evropiane muajt e fundit janë interesuar shumë për të investuar dhe nënshkruar kontrata bashkëpunimi ekonomik me Iranin.