Gjeneral Selami: Grupet terroriste të kontrolluara nga Amerika
Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah tha se grupet terroriste janë të varur nga burimet financiare që kontrollohen nga Amerika.
Gjeneral Husein Selami në një intervistë dhënë kanalit 1 të RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) deklaroi: Shtetet e Bashkuara duket sikur luftojnë kundër ISIS-it, por Amerika ka një qëndrim tërësisht të menaxhuar ndaj këtij grupi terrorist dhe nuk është e interesuar për shkatërrimin e tij. Zv/Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare, duke iu referuar martirizimit të kohëve të fundit të Mohsen Haxhaxhi i cili është ngritur në mbrojtje të idealeve të shenjta të revolucionit islamik të Iranit dhe sigurisë kombëtare në Siri, tha se ky martir është pasqyrim i madhështisë së popullit iranian. Mustafa Muhsen Haxhaxhi, i cili u kap nga elementët terroristë të ISIL në Siri, u martirizua të mërkurën e kaluar nga anëtarët e këtij grupi terrorist. Gjeneral Salami lidhur me mënyrën e kapjes dhe martirizimit të këtij martiri tha: Forcat ISIS i sulmuan ata me disa autobomba, në të cilin të gjithë ranë dëshmorë, ndërsa Muhsen Haxhaxhi u kap rob dhe më pas edhe ai u martirizua.