Zarif takohet me Ismail Ould Sheik Ahmed
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57110-zarif_takohet_me_ismail_ould_sheik_ahmed
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe i dërguari i posaçëm i OKB për çështjet e Jemenit, theksuan domosdoshmërinë e përfundimit të katastrofës njerëzore në Jemen dhe gjetjen e një rrugëzgjidhje të përgjithshme politike për situatën në këtë vend.
(last modified 2026-03-23T07:38:58+00:00 )
Gusht 13, 2017 12:06 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Ismail Ould Sheik Ahmed

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe i dërguari i posaçëm i OKB për çështjet e Jemenit, theksuan domosdoshmërinë e përfundimit të katastrofës njerëzore në Jemen dhe gjetjen e një rrugëzgjidhje të përgjithshme politike për situatën në këtë vend.

Sipas IRNA, Ismail Ould Sheik Ahmed, përfaqësuesi special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Çështjet e Jemenit, i cili udhëtoi të shtunën në Teheran për t'u konsultuar me autoritetet iraniane, u takua me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në Jemen. Ismail Ould Sheik Ahmed gjithashtu dje u takua me zëvendësministrin e jashtëm të Iranit Husein Xhaberi Ansari për të diskutuar mbi mënyrat për të ndihmuar në ringjalljen e negociatave politike dhe dërgimin e ndihmave humanitare për kombin jemenas. Në këtë takim Husein Xhaberi Ansari tha: Sukseset dhe përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur krizën e Jemenit janë të kushtëzuara nga neutraliteti i plotë për rikrijimin e besimit midis palëve të përfshira në konflikt. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për çështjet e Jemenit, duke theksuar se kriza e Jemenit nuk ka zgjidhje ushtarake, mbështeti përkrahjen e Iranit për një zgjidhje paqësore dhe vendosjen e paqes në vend. Situata humanitare në Jemen është përkeqësuar gjatë 30 muajve që nga lufta e regjimit Al Saud kundër Jemenit. Çdo ditë në Jemen, një shtetas humb jetën në mesin e 120 njerëzve që vuajnë nga kolera. Më shumë se 400,000 persona vuajnë nga kolera në këtë vend.