Ruhani: Marrëveshja bërthamore, në interes të Iranit, rajonit dhe botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57116-ruhani_marrëveshja_bërthamore_në_interes_të_iranit_rajonit_dhe_botës
Programi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore, është në interes të Iranit, rajonit dhe botës dhe çdo kush që synon të dëmtojë këtë marrëveshje, dëmton veten dhe vendin e vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 13, 2017 08:06 Europe/Tirane
  • Ruhani: Marrëveshja bërthamore, në interes të Iranit, rajonit dhe botës

Programi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore, është në interes të Iranit, rajonit dhe botës dhe çdo kush që synon të dëmtojë këtë marrëveshje, dëmton veten dhe vendin e vet.

Kështu deklaroi Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në takimin e fundit të kabinetit qeveritar të Iranit. Ai në këtë takim foli mbi deklaratën e fundit të Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore dhe tha: Pretendimet e presidentit amerikan për gjoja se kjo marrëveshje është marrëveshja më e keqe e historisë amerikane, nuk është i drejtë pasi ajo çka ka rëndësi në marrëveshjen bërthamore është çështja e mirëkuptimit dhe e karakterit fitues-fitues të kësaj marrëveshjeje e cila në asnjë mënyrë nuk ka karakter humbës-fitues. Nëse Amerika dëshiron të ndërmarrë masa kundër marrëveshjes bërthamore, e gjithë bota do t’i kundërvihet sepse bota është kundër atyre që duan të prishin marrëveshjen bërthamore. Qeveria iraniane ka zbatuar angazhimet dhe zotimet e saj në kuadër të shpëtimit të ekonomike dhe bashkëpunimit konstruktiv dhe ringjalljes së etikës. Më tutje presidenti iranian përmendi pjesëmarrjen e 130 funksionarëve të lartë dhe përfaqësuesit e 105 vendeve të botës dhe organizatave ndërkombëtare në ceremoninë e betimit më 5 gusht dhe tha se disa qarqe të caktuara duan ta izolojnë Iranin në arenën ndërkombëtare, mirëpo bota njëzëri deklaroi se Irani nuk është i izoluar.