Gjeneral Bakeri të martën do të vizitojë Turqinë
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Mohamed Bakeri të martën do të udhëtojë në Turqi për të zhvilluar konsultime me zyrtarët turq.
Duke kryesuar një delegacion politiko-ushtarak të rangut të lartë, Bakeri do të udhëtojë në Turqi për një vizitë tre-ditore me ftesë të homologut të tij turk. Delegacioni iranian ka në plan të zhvillojë diskutime me autoritetet e larta politike dhe ushtarake turke rreth një sërë çështjesh, duke përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimet më të fundit në rajon, si dhe bashkëpunimin dypalësh dhe bashkëpunimin kufitar. Agjencia private turke e Doganës tha të martën se vendi ka filluar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Iranin paralelisht me pengesën turke përgjatë kufirit sirian. Turqia pretendon se ndërtimi i murit ka për qëllim përmirësimin e sigurisë duke ndaluar infiltrimin e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe kontrabandistëve të paligjshëm.