Kasemi: Ka përfunduar periudha e kërcënimeve ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57168-kasemi_ka_përfunduar_periudha_e_kërcënimeve_ushtarake
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj kërcënimeve ushtarake të presidentit amerikan kundër Venezuelës ka thënë: Eksperienca botërore ka treguar se periudhës së kërcënimeve ushtarake dhe i presioneve ndaj vendeve të pavarura, si dhe periudha e imponimit të pikëpamjeve dhe kërkesave të jashtëligjshme ndaj këtyre vendeve ka përfunduar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2017 04:44 Europe/Tirane
  • Kasemi: Ka përfunduar periudha e kërcënimeve ushtarake

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj kërcënimeve ushtarake të presidentit amerikan kundër Venezuelës ka thënë: Eksperienca botërore ka treguar se periudhës së kërcënimeve ushtarake dhe i presioneve ndaj vendeve të pavarura, si dhe periudha e imponimit të pikëpamjeve dhe kërkesave të jashtëligjshme ndaj këtyre vendeve ka përfunduar.

Donald Trump, mbrëmjen e së premtes ka pretenduar se ekziston shumë opsione mbi Venezuelën dhe një prej tyre është opsioni ushtarak. Behram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke i cilësuar provokuese deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump dënoi ndërhyrjet e tij në zhvillimet e brendshme në Venezuelë dhe përdorimin e gjuhës kërcënuese ushtarake. Zëdhënësi Kasemi tha se Irani është kundër çdo ndërhyrjeje të huaj në punët e brendshme të Venezuelës dhe thekson respektimin e sovranitetit dhe pavarësisë së këtij vendi në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare.