Forca tokësore ushtarake të Iranit rrisin gatishmërinë për luftë
Pas krijimit të njësive të reagimit të shpejtë, forca tokësore të ushtrisë iraniane kanë rritur gatishmërinë luftarake dhe mbrojtëse, tha komandanti i Forcës Tokësore të Ushtrisë iraniane.
Gjeneral brigade Kioumars Heidari i bëri këto komente të shtunën në një takim me komandantët e ushtrisë së RII. Ai vuri në dukje përpjekjet për të promovuar efikasitetin e njësive për të përmbushur nevojat operacionale si objektiva të Forcës Tokësore të Ushtrisë së RII. Komponentë të tjerë të Forcës Tokësore janë që të adresojnë kërcënimet rajonale duke rritur gatishmërinë luftarake. Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, më 31 gusht 2016 bëri thirrje për ngritjen e fuqisë mbrojtëse të RII në kuadër të etikës, ndërgjegjes dhe shtoi se RII nuk synon asnjëherë lëndimin e njerëzve të pafajshëm, ndërsa zhvillimi i industrisë mbrojtëse është mjaft i natyrshëm dhe siguria e RII sigurohet vetëm nga autoritet iraniane.