Dita e fundit e analizimit të kabinetit qeveritar të Iranit në parlament
Në parlamentin islamik të Iranit, ka nisur faza e fundit e analizimit dhe shqyrtimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Deputetët e parlamentit islamik të Iranit ditën e dielë vazhduan analizimin e ministrave të propozuar nga presidenti Hasan Ruhani. Në këtë seancë do të marrë pjesë edhe presidenti i Republikës Islamike të Iranit z. Hasan Ruhani i cili do të japë arsyetime për të mbrojtur kandidaturat e paraqitura prej tij në postet ministrore. Procesi i analizimit të ministrave të rinj ka nisur më 15 gusht. Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit ditën e martë në parlamentin islamik të Iranit, prezantoi listën me emrat e kandidatëve të propozuar për postet ministrore në qeverinë e re të Iranit.