Ekipi iranian i basketbollit fiton kundrejt Koresë së jugut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57506-ekipi_iranian_i_basketbollit_fiton_kundrejt_koresë_së_jugut
Ekipi iranian i basketbollit arriti të fitojë kundrejt Koresë së Jugut dhe kaloi në finalen e kupës së Azisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 20, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Ekipi iranian i basketbollit fiton kundrejt Koresë së jugut

Ekipi iranian i basketbollit arriti të fitojë kundrejt Koresë së Jugut dhe kaloi në finalen e kupës së Azisë.

Në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua dje në Liban, ekipi kombëtar i Iranit arriti të fitojë me rezultatin 87 me 81 kundrejt ekipit kombëtar të Koresë së Jugut. Përpara kësaj ndeshjeje, u zhvillua ndeshja mes Australisë dhe Zelandës së Re, që përfundoi me rezultatin 106 me 79 në favor të Australisë. Takimi i finales për kupën e Azisë do të mbahet ditën e dielë mes ekipeve kombëtare të Iranit dhe Australisë. Përpara finales do mbahet ndeshja mes Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut për vendin e tretë. Në kampionatin e kupës së Azisë morën pjesë 16 ekipe nga Azia.