Ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë së 12-të iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i57580-ceremonia_e_betimit_të_ministrave_të_qeverisë_së_12_të_iraniane
Anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar të Iranit, përballë Kuranit Famëlartë kanë bërë betimin për të kryer me përgjegjësi detyrën e tyre në qeveri sipas etikës islame, parimeve dhe dispozitave të Republikës Islamike të Iranit, interesit kombëtar, etikës morale dhe votës së popullit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 21, 2017 07:59 Europe/Tirane
  • Ceremonia e betimit të ministrave të qeverisë së 12-të iraniane

Anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar të Iranit, përballë Kuranit Famëlartë kanë bërë betimin për të kryer me përgjegjësi detyrën e tyre në qeveri sipas etikës islame, parimeve dhe dispozitave të Republikës Islamike të Iranit, interesit kombëtar, etikës morale dhe votës së popullit.

Sipas një njoftimi të zyrës informative të presidencës së Republikës Islamike të Iranit, në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të kabinetit të 12-të qeveritar të Iranit, morën pjesë Sejed Muhamed Betahai ministër i arsimit dhe edukimit, Muhamed Xhavad Azari Xhoharemi ministër i komunikacionit dhe teknologjisë informative, Sejed Mahmud Alavi ministër i informacionit, Masud Karbasian ministër i ekonomisë dhe financave, Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm, Sejed Hasan Kazizade Hashemi ministër i shëndetësisë dhe arsimit mjekësor, Ali Rabii ministër i kooperativave dhe mirëqenies sociale, Mahmud Hoxhati ministër i bujqësisë, Sejed Ali’reza Avai ministër i drejtësisë, gjeneral Amir Hatami ministër i mbrojtjes dhe forcave të armatosura, Abas Akhundi ministër i rrugëve dhe urbanistikës, Muhamed Sharit’madari ministër i industrisë minierave dhe tregtisë, Sejed Abas Salehi ministër i kulturës dhe edukimit islamik, Abdul’reza Rahmani’fazli ministër i brendshëm, Bizhan Namdar Zangane ministër i naftës dhe Masud Sultanifar ministër i rinisë dhe sporteve. Ministrat e rinj të presidentit Hasan Ruhani kanë fituar votën e besimit të parlamentit iranian, përveç njërit propozim për ministër që kishte shërbyer tashmë në një post nën një administratë reformiste. Hasan Ruhani në zgjedhjet e fundit presidenciale të majit 2017-të që u mbajtën në Iran dhe në 102 vende të botës, fitoi me 23 milion vota. Për shkak të pjesëmarrjes së gjerë të votuesve, procesi i votimit u shty 4 herë.