Zarif: Irani mirëpret ndryshimin e politikave rajonale të Arabisë Saudite
Në rast se Arabia Saudite, rishikon politikat e saj në rajon, ajo do të përballet me reagimin pozitiv të Iranit.
Kështu deklaroi sot Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili rikujtoi se Iranit gjithmonë ka kërkuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe ky është kuadri i politikës së Iranit kundrejt vendeve të rajonit mes tyre Arabisë Saudite. Irani është i mendimit se politikat rajonale të Arabisë Saudite kanë qenë destruktive dhe në dëm të këtij vendi. Sa i përket kërkesës së Riadit drejtuar Irakut për të ndërmjetësuar në marrëdhënie mes Iranit dhe Arabisë Saudite, shefi i diplomacisë iraniane tha: Arabia duhet të rishikojë disa politika të saj dhe kjo do të jetë në kuadër të interesave kombëtare të Riadit. Ministri Zarif ndër të tjera shprehu gatishmërinë e Iranit për tu futur në bisedime me Arabinë Saudite dhe shtoi se Irani synon zgjidhjen politike të krizave në rajon mirëpo fatkeqësisht Arabia Saudite nuk ka vepruar kështu dhe interesat e i kërkon në krijimin e tensioneve rajonale. Irani thekson krijimin e një rajoni të sigurt, të fuqishëm dhe integrues dhe këtë e konsideron në kuadër të interesit të tij kombëtar, tha në fjalën e tij, Muhamed Xhavad Zarif.