Programi i vizitës së Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58046-programi_i_vizitës_së_muhamed_xhavad_zarif_në_nju_jork
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi për vizitën e shefit të diplomacisë iraniane në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e radhës së AP të OKB.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Gusht 28, 2017 03:28 Europe/Tirane
  • Programi i vizitës së Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi për vizitën e shefit të diplomacisë iraniane në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e radhës së AP të OKB.

Behram Kasemi në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror iranian tha se programi i vizitës së ministrit të jashtëm Muhamed Xhavad Zarif në Nju Jork është përpiluar dhe me këtë rast ai shpresoi që Zarif të ketë takime të mira me funksionarët e vendeve të tjera në kuadër të takimit të AP të OKB. Zëdhënësi Kasemi dha mundësinë e vizitës së presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e lartpërmendur dhe shtoi se çështja është duke u shqyrtuar dhe konfirmimi do të jepet së shpejti. Sa i përket vizitës së Xhaberi Ansari, sekretari për çështjet arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit në Liban, zëdhënësi Kasemi tha: Duke pasur parasysh zhvillimet në rajon, Irani ka kontakte me vendet fqinje. Ndikimi pozitiv i kësaj vizite në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në çështjet rajonale do të vihet re shumë shpejt,- shtoi ndër të tjera Behram Kasemi.