Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes universiteteve të Iranit dhe Italisë
Gusht 28, 2017 03:28 Europe/Tirane
Universiteti i Jazdit në Iran dhe Sapienca në Itali, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën arsimore dhe shkencore.
Shkëmbimi i profesorëve, studentëve, organizimi i grupeve të punës shkencore, përdorimi i mundësive hulumtuese dhe studiuese të palëve, ngritja e ekipeve hulumtuese për çështje të ndryshme dhe ngritja e kurseve me afate të caktuara, janë pjesë e memorandumit të mirëkuptimit të arritur mes dy universiteteve të Iranit dhe Italisë. Memorandumi krijon mundësi bashkëpunimi mes studentëve, hulumtuesve dhe kuadrit pedagogjik të universiteteve të Romës dhe Jazdit.
Tags