Ministri iranian i mbrojtjes: Do të rrisim fuqinë raketore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58092-ministri_iranian_i_mbrojtjes_do_të_rrisim_fuqinë_raketore
Ministri iranian i mbrojtjes duke theksuar se pjesa më e rëndësishme e doktrinës mbrojtëse të Iranit është masa preventuese tha se armiqtë në rast se sulmojnë Iranin do të marrin një përgjigje dërmuese që do t’i bëjë ata të pendohen për veprimet e tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 29, 2017 08:08 Europe/Tirane
  • Ministri iranian i mbrojtjes: Do të rrisim fuqinë raketore

Ministri iranian i mbrojtjes duke theksuar se pjesa më e rëndësishme e doktrinës mbrojtëse të Iranit është masa preventuese tha se armiqtë në rast se sulmojnë Iranin do të marrin një përgjigje dërmuese që do t’i bëjë ata të pendohen për veprimet e tyre.

Gjeneral Amir Hatami, tha se një prej mjeteve preventuese të Iranit është fuqia raketore dhe shtoi se Irani do të shtojë kapacitetin e tij raketor. Ministri iranian i mbrojtjes forcimin e përditshëm të fuqisë ushtarake të Iranit, e cilësoi një prej prioriteteve të ministrisë që ai drejton dhe tha se kjo ministri ka programe të veçanta në fushën raketore, detare, ajrore, tokësore dhe sistemet mbrojtëse në bazë të ekonomisë rezistente dhe mbështetjen në prodhimin vendas. Gjeneral Hatami foli edhe për krizat rajonale dhe tha se siguria e rajonit nuk mund të vendoset me ndërhyrjet e të huajave.