Kasemi: Deklaratat anti-iraniane të ministrit të jashtëm të Emirateve janë iluzione
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi në reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe të martën lidhur me rolin rajonal të Iranit e quajti atë të gabuar, jo konstruktiv dhe iluzionist.
Sipas raportit të Departamentit për Medias në Ministrinë e Jashtme të RII të mërkurën, Kasemi ka thënë për fat të keq, Abu Dhabi në vitet e fundit duke ndërmarrë politika aventuriste përtej kapaciteteve të tij, ka krijuar shumë probleme në rajon. Ai vuri në dukje pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në luftë, gjakderdhje mizore dhe përpjekje për të zënë pjesë të Jemenit, duke ndërhyrë në Libi dhe duke provokuar qeveritë e rajonit për të imponuar sanksione dhe për të rrethuar vende të tjera dhe tha se Emiratet e Bashkuara duhet t'i japin fund shkatërrimeve të tilla, politikës joefikase dhe provokative.