Ruhani: Irani përdor fuqinë e vet për të mbrojtur veten
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58189-ruhani_irani_përdor_fuqinë_e_vet_për_të_mbrojtur_veten
Presidenti i RII z. Hasan Ruhani tha të mërkurën se Republika Islamike e Iranit si një vend i madh dhe i fuqishëm përdor fuqinë e saj duke u frymëzuar nga qytetërimi i saj i madh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani përdor fuqinë e vet për të mbrojtur veten

Presidenti i RII z. Hasan Ruhani tha të mërkurën se Republika Islamike e Iranit si një vend i madh dhe i fuqishëm përdor fuqinë e saj duke u frymëzuar nga qytetërimi i saj i madh.

Presidenti iranian dr. Hasan Ruhani i bëri këto komente në një takim me ministrat e kabinetit të mërkurën, ku ai tha se në të kaluarën Irani luftoi me probleme të vështira dhe të komplikuara të krijuara nga fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara, duke vendosur ndaj RII sanksione ekonomike, tentativa për grusht shtete dhe luftë të imponuar. Në ditët e para të Revolucionit islamik, grupe të ndryshme politike u përpoqën të merrnin peshq nga ujërat e trazuara dhe në fakt të vepronin si kukulla për zotërinjtë e tyre, tha ai. Mesazhi i festës së Kurban Bajramit (i njohur si festa e sakrificës) është pastrimi i gjakderdhjes nga rajoni dhe restaurimi i stabilitetit dhe promovimi i afrimit dhe mirësisë islamike, tha Ruhani. Kurban bajrami dhe Fitër Bajrami janë dy festa më të mëdha në Islam dhe të gjithë myslimanët i respektojnë dhe për hir të kësaj gjakderdhjet në rajon duhet të parandalohen dhe popujt në Siri, Irak, Liban, Jemen, Palestinë dhe vende të tjera të botës të mos viktimizohen tha presidenti i RII z. Hasan Ruhani. Të gjithë duhet të bashkohen për të parandaluar masakrat dhe dhunën në rajon dhe duhet të ndihmojnë për të sjellë qetësi, tha ai. Ruhani shprehu shpresën se në këto ditë krerët e vendeve islamike do të mësojnë mësime të nevojshme dhe të gjithë të dëshmojnë qetësinë dhe stabilitetin në të gjitha vendet islame dhe ndihmojnë në parandalimin e gjakderdhjes.