Vazhdon vizita e Xhaberi Ansari në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58202-vazhdon_vizita_e_xhaberi_ansari_në_siri
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet afrikane dhe arabe, po zhvillon një vizitë në Siri ku u takua me zv/ministrin e jashtëm të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Gusht 31, 2017 05:27 Europe/Tirane
  •  Vazhdon vizita e Xhaberi Ansari në Siri

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet afrikane dhe arabe, po zhvillon një vizitë në Siri ku u takua me zv/ministrin e jashtëm të këtij vendi.

Husein Xhaberi Ansar, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë u takua me Fejsal Megdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe mbi negociatat e Astanasë. Gjatë qëndrimit të tij në siri, Xhaberi Ansari, u takua me ministrin e jashtëm Valid Mualem dhe me presidentin Bashar Asad në Siri. Presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se komplotet e terroristëve në Siri kanë dështuar, duke theksuar se vendi nuk do të pushojë rezistencën deri në rikthimin e plotë të sigurisë në të gjithë territorin sirian. Asad tha se fitoret e arritura nga forcat siriane dhe aleatët e tyre kanë ndryshuar qëndrimin global ndaj krizës siriane dhe i detyruan ato vende që mbështetën terroristët të ndryshojnë politikat e tyre kundër Sirisë. Ai nënvizoi përpjekjet e bëra nga Irani dhe vendet e tjera mike për të mbështetur popullin sirian në rezistencën e tij në luftën kundër terrorizmit. Presidenti sirian gjithashtu vlerësoi mbështetjen e qeverisë dhe kombit iranian për Sirinë në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi nevojën që Teherani dhe Damasku të mbeten vigjilentë dhe të përmirësojnë koordinimin në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet për zgjidhjen politike të krizës në Siri. Gjatë takimit, diplomati iranian, i cili mbërriti në Damask të mërkurën, e informoi Asadin për përpjekjet diplomatike të bëra nga Teherani dhe negociatat e zhvilluara me palët e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me zhvillimet në Siri.