Irani me marrëveshjen bërthamore, fitues i rajonit dhe botës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58207-irani_me_marrëveshjen_bërthamore_fitues_i_rajonit_dhe_botës
Programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore, e ka nxjerrë Iranin fitues në rajon dhe në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 31, 2017 05:43 Europe/Tirane
  • Irani me marrëveshjen bërthamore, fitues i rajonit dhe botës

Programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore, e ka nxjerrë Iranin fitues në rajon dhe në botë.

Kështu shkruan Joshua Kiting, shkrimtar amerikan i revistës Slate i cili thotë se politikat e Donald Trump për të izoluar Iranin dhe neutralizuar influencën e Iranit në rajon kanë dështuar. Shkrimtari amerikan thotë se një tjetër fitore e Iranit, janë raportet e ANEA ku konfirmohet se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore. Vendet evropiane nuk janë të gatshme të ndjekin Trump në rikthimin e sanksioneve kundër Iranit dhe deri në atë kohë kur Amerika të vazhdojë politikat e saj armiqësore kundër Iranit, ky i fundit do të vazhdojë të ngrejë lart flamujt e fitoreve. Megjithëse ANEA ka konfirmuar se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Amerika vazhdon të sabotojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.