Hashemi Shahrudi: ISIS instrument i Amerikës për të neutralizuar zgjimin islam
Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit në Iran, grupin terrorist ISIS e ka cilësuar instrument të Amerikës për të neutralizuar dhe bllokuar zgjimin islam dhe për të përçarë dhe ndarë botën islame.
Ajetollah Mahmud Hashemi Shahrudi, në takimin që pati dje me Nuri Maleki, zv/president i Irakut, tha se pretendimet e Amerikës se përballet dhe lufton grupin terrorist ISIS janë false sepse Uashingtoni këtë grup e përdor për të qëllime të caktuara si shpërbërja e botës islame. Nga qeveritë islamike pritet që të përballen me grupet takfiriste dhe me komplotet e Amerikës për krijimin e përçarjeve etnike dhe fetare, tha në fjalën e tij kryetari Shahrudi. Ndërsa Nuri Maleki në këtë takim vlerësoi rolin konstruktiv të Iranit në zhvillimet politike dhe ekonomike të Irakut dhe shpresoi se vizitat e delegacioneve iraniane në Bagdad, do të forcojnë akoma më marrëdhëniet strategjike të Iranit dhe Irakut. Ajetollah Hashemi Shahrudi në krye të një delegacioni të lartë, ka shkuar dje për një vizitë në Irak.