Naxhafi: Aktivitetet bërthamore të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në ANEA tha se raporti i fundit i kësaj agjencie edhe një herë konfirmon faktin se aktivitetet bërthamore të Iranit janë në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
Raporti i fundit stinor i ANEA u publikua ditën e enjte dhe u është dhënë anëtarëve të Këshillit Guvernator të kësaj agjencie. Në këtë raport ANEA ka konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në marrëveshjen bërthamore. Raporti thekson se aktivitetet bërthamore të Iranit janë në kuadër të programeve afatgjata të deklaruara më herët nga Teherani dhe në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Reza Naxhafi vuri në dukje se ANEA ka vazhduar punën e saj në formë asnjanëse dhe duke u mbështetur në vërtetësinë zbatuese të programit të bashkëveprimit të marrëveshjes bërthamore. Naxhafi rikujtoi se raporti i fundit i ANEA ngjason me raportet e mëparshme dhe në të flitet për ndryshmet teknike si prodhimi i ujit të rëndë dhe transportimi i tij jashtë shtetit, rritja e rezervave 3.67% dhe zëvendësimi i centrifugave. Ai gjithashtu tha se polemikat e autoriteteve amerikane si dhe vizita e ambasadores amerikane në OKB në Vienë nuk kanë ndikuar në punët e ANEA e cila vazhdon të theksojë se Irani ka zbatuar dhe zbaton angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.