Shtator 02, 2017 16:18 Europe/Tirane
  • Gazeta italiane: Irani vendi më i sigurt në Lindjen e Mesme

Gazeta italiane “La Tita D’Zelajef” e Italisë në një raport të saj ka shkruar se Irani është vendi më i sigurt dhe më mikpritës në rajonin e Lindjes së Mesme i cili ka pasuri të mëdha kulturore, natyrore dhe historike të pashoqë që deri më tani kanë magjepsur çdo turist që ka udhëtuar në këtë vend.

Kjo gazetë italiane të premten në një raport të gjerë të shoqëruar edhe fotografi rreth turizmit në Iran i cili ka filluar me disa vargje të poezisë së Hafiz Shirazi, vëri në dukje se aktualisht është periudha më e mirë për të vizituar Iranin dhe shtoi: “Në Iran Divani i Poezive të Hafizit, poetit më të madhe iranian të shek. 13, përdoret edhe për shikimin e fatit dhe disa besojnë se në këtë libër ekzistojnë propozime për zgjidhjen e problemeve të përditshme. Afër varrit të tij në Shiraz qëndrojnë disa persona të cilët në shkëmbim të marrjes së një shume të vogël parash, bëjnë shikimin e fatit. Mirëpo traditat dhe lidhja me të kaluarën në Iran shkojnë në mënyrë të binjakëzuar me modernizimin”. Gazeta “La Tita D’Zelajef” në vazhdim të raportit të saj ka shkruar: “E kaluara dhe e tashmja janë binjakëzuar me njëra tjetrën në një vend i cili posedon të gjithë atë që është krijuar për mahnitjen e syrit dhe mendjes. Irani që nga kohërat e lashta dhe  që nga koha e Marko Polos 700 vite më parë, gjithnjë ka patur atraktivitet të madh për turistët dhe sot gjithashtu me arkitekturat bukura dhe të çmuara të xhamive dhe pallateve që burojnë nga historia mijëra vjeçare e pasuria  kulturore dhe natyrore dhe historike e pashoq, vazhdon të ketë një atraktivitet shumë të madh për turistët e huaj. Monumentet historike me stilet e tyre artistike të arkitekturës që ekzistojnë shumë qytete të Iranit, janë të paharruara. Udhëtimi në Iran fillon me qytetin e Iranit, kryeqyteti me mbi 14 milionë banorë dhe me një komunikacion shumë të dendur dhe me një zhvillim dinamik. Nuk është e mundur të vizitohen të gjitha qytetet dhe muzetë, sepse ato janë shumë. Mirëpo nuk duhet humbur vizita në Pallatin Golestan që njihet me emrin “Froni i Tavusit” i cili është ndërtuar në fillim të shekullit 19 nga Agha Muhamed Khan Ghaxhar.

 

Tags