Irani partner i sigurt për Afrikën e Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58334-irani_partner_i_sigurt_për_afrikën_e_jugut
Irani mund të jetë një partner i mirë dhe i sigurt për Afrikën e Jugut në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 04, 2017 04:32 Europe/Tirane
  • Irani partner i sigurt për Afrikën e Jugut

Irani mund të jetë një partner i mirë dhe i sigurt për Afrikën e Jugut në rajon.

Kështu deklaroi ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif gjatë takimit që ai pati me Baleka Mbete, kryetare e parlamentit të Afrikës së Jugut e cila po zhvillon një vizitë në Iran. Në këtë takim shefi i diplomacisë iraniane, Afrikën e Jugut e cilësoi vend mik të Iranit në periudhën e sanksioneve dhe kërkoi zgjerimin e bashkëpunimeve mes dy vendeve sidomos në fushën bankare. Nga ana e saj Baleka Mbete, mirëpriti hapjen e rrugëve dhe krijimin e kushteve për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryetarja e parlamentit të Afrikës së Jugut foli mbi potencialet e shumta të të dy vendeve në zgjerimin e bashkëpunimit bilateral. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe kryetarja e parlamentit të Afrikës së Jugut, diskutuan për formimin e një komisioni të përbashkët, vizitën e ardhshme të presidentit iranian në Afrikën e Jugut, marrëveshjen bërthamore dhe zhvillimet rajonale sidomos për çështjen palestineze. Vlen të theksohet se kryetarja e parlamentit të Afrikës së Jugut, ndodhet për një vizitë në Iran që ditën e premte.