Irani dhe Turqia diskutojnë mbi dhunën ndaj myslimanëve Rohingia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58356-irani_dhe_turqia_diskutojnë_mbi_dhunën_ndaj_myslimanëve_rohingia
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë kanë shkëmbyer pikëpamje rreth dhunës dhe krimeve të përgjakshme ndaj myslimanëve Rohingia të Mianmarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2017 14:10 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia diskutojnë mbi dhunën ndaj myslimanëve Rohingia

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Turqisë kanë shkëmbyer pikëpamje rreth dhunës dhe krimeve të përgjakshme ndaj myslimanëve Rohingia të Mianmarit.

Ministri i jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu diskutuan këtë çështje në një bisedë telefonike të hënën. Dy kryediplomatët folën për masat e mundshme për të ndihmuar myslimanët e persekutuar Rohingia dhe i bënë thirrje qeverisë së Mianmarit të ndalë dhunën kundër popullsisë së pambrojtur të myslimanëve Rohingia. Ushtria e Mianmarit intensifikoi sulmet ndaj myslimanëve Rohingia më 25 gusht 2017, ndërsa komuniteti mysliman në Mianmar ndodhej nën rrethimin ushtarak në provincën Rakhine që nga tetori 2016. Prej dhjetëra vitesh myslimanët Rohingia kanë qenë objekt i dhunës nga budistët ekstremistë. Ushtria e Mianmarit është akuzuar për kryerjen e krimeve dhe mizorive kundër popullsisë Rohingia, të cilët konsiderohen nga OKB si "grupi etnik dhe fetar më i përndjekur në botë". Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar të hënën, një total prej 87,000 muslimanë Rohingia, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, kanë shkuar në Bangladesh që nga muaji i kaluar. Të mërkurën, Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Xhavad Zarif, ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen ndaj dhunës së vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar, dhe bëri thirrje për një veprim "vendimtar" për t'i dhënë fund agresionit dhe përndjekjes kundër pakicës myslimane. "Heshtja globale ka luajtur rol në vazhdimin e dhunës ndaj myslimanëve Rohingia. OKB duhet të angazhohet në marrjen e masave serioze dhe vendimtare për të parandaluar spastrimin e mëtejshëm etnik kundër pakicës myslimane në Mianmar "shkroi Zarif të mërkurën në një postim në twitter. Irani i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit për të ndalur shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të myslimanëve Rohingia dhe për t'i dhënë fund situatës aktuale të dhunshme në vend.