Velajeti: Qendrat ushtarake janë pjesë e sigurisë kombëtare të Iranit
(last modified Wed, 06 Sep 2017 10:45:35 GMT )
Shtator 06, 2017 12:45 Europe/Tirane
  • Velajeti: Qendrat ushtarake janë pjesë e sigurisë kombëtare të Iranit

Këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se qendrat ushtarake të Republikës Islamike të Iranit janë pjesë sigurisë kombëtare të Iranit dhe askush nuk lejohet t'i vizitojë ato.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Akbar Velajeti, këshilltari për çështje ndërkombëtare i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, të mërkurën në reagim ndaj deklaratave të fundit të Jokia Amano, drejtorit të përgjithshëm të ANEA, në lidhje me inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit, shtoi: "Amano duhet të marrë mësim nga e kaluara dhe të mos bie nën ndikimin e induktimeve të Amerikës". Drejtori i përgjithshëm i ANEA para kësaj ka thënë: "Nuk ekziston dallim në lidhje me inspektimin e qendrave ushtarake dhe civile të Iranit". Velajeti vuri në dukje se Amerika po mundohet që ANEA të flasë sipas dëshirës së Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe shtoi: "Deklarata të tilla edhe nëse janë deri në masë të pretendimeve të Donald Trump, nuk do të mund të bëjnë asgjë kundër Republikës Islamike të Iranit.

Tags