Zarif: Të ndalet gjenocidi në Mianmar para se të jetë vonë
(last modified Thu, 07 Sep 2017 18:18:18 GMT )
Shtator 07, 2017 20:18 Europe/Tirane
  • Zarif: Të ndalet gjenocidi në Mianmar para se të jetë vonë

Ministri i Jashtëm i Iranit ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për heshtjen ndaj dhunës kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar, duke bërë thirrje për veprim të shpejtë për t'i dhënë fund gjenocidit.

"Komuniteti ndërkombëtar nuk ka asnjë justifikim për të lejuar gjenocidin e myslimanëve Rohingia të vazhdojë para syve tanë," shkroi të enjten na adresën e tij në twitter z. Muhamed Xhavad Zarif. Ai më tej kërkoi veprime urgjente për të trajtuar gjendjen e vështirë të myslimanëve Rohingia, duke shtuar: "Ne duhet të veprojmë tani para se të jetë tepër vonë." Nga ana tjetër, të enjten, Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit tha se kishte ngritur një grup pune për të ndihmuar myslimanët e Mianmarit pas një urdhri nga presidenti iranian z. Hasan Ruhani. Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e ka njoftuar Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për gatishmërinë e saj për të ndihmuar myslimanët Rohingia të cilët kanë nevojë urgjente për ushqim, medikamente dhe strehim.

 

Tags