Përpjekjet diplomatike të Iranit për ndjekjen e situatës së myslimanëve në Mianmar
(last modified Fri, 08 Sep 2017 12:08:32 GMT )
Shtator 08, 2017 14:08 Europe/Tirane
  • Përpjekjet diplomatike të Iranit për ndjekjen e situatës së myslimanëve në Mianmar

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit shpjegoi përpjekjet diplomatike të Republikës Islamike të Iranit për ndjekjen e situatës së myslimanëve në Mianmar.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se Teherani deri më tani ka zhvilluar kontakte dhe ka bërë përpjekje të gjera diplomatike për ndjekjen e situatës së myslimanëve në Mianmar dhe Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ka zhvilluar kontakte telefonike me disa homologë të tij nga vende të ndryshme të botës. Kasemi në vazhdim tha se ambasada e Iranit në Tajlandë është akredituar për çështje të Mianmarit dhe ka zhvilluar disa kontakte me qeverinë e Mianmarit me qëllim që të krijohen kushtet për dërgimin e ndihmave humanitare nëpërmjet Gjysmëhënës së Kuqe për myslimanët Rohingia, mirëpo pavarësisht kontakteve të zhvilluara me qeverinë e Mianmarit, deri më tani qeveria e këtij vendi nuk ka lëshuar leje për dërgimin e ndihmave humanitare nga Irani. Në rast të lëshimit të lejes nga autoritetet e Mianmarit, një delegacion i Ministrisë së Jashtme të Iranit do të shoqërojë ndihmat humanitare për myslimanët Rohingia në Mianmar.

Tags