Presidenti Ruhani viziton Kazakistanin
Shtator 09, 2017 06:31 Europe/Tirane
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot me ftesë zyrtare të homologut të tij kazak, do të zhvillojë një vizitë në Kazakistan për të mbajtur fjalim në takimin e krerëve të OBI.
Parviz Ismaili, zëvendësi informativ i presidentit iranian ka thënë se presidenti Hasan Ruhani, gjatë samitit të krerëve të OBI pritet të takohet me disa nga krerët pjesëmarrës në këtë takim. Në takimin e OBI do të diskutohet për çështjet e shkencës dhe teknologjisë dhe pozitës së vendeve islamike. OBI ka 57 vende anëtare nga e gjithë bota.
Tags