Presidenti iranian Hasan Ruhani arrin në Teheran
Presidenti Hasan Ruhani mbërriti në Teheran të dielën pasi mbylli vizitën e tij zyrtare në Kazakistan, ku mori pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).
Presidenti Ruhani u ftua nga homologu i tij kazak, Nursultan Nazarbajev për të marrë pjesë në Samitin e OBI-së. Gjatë vizitës të tij, z. Ruhani zhvilloi takime me presidentët e Kazakistanit, Turqisë, Azerbajxhanit, Uzbekistanit dhe Venezuelës, ku diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe tema rajonale dhe ndërkombëtare. Një takim i veçantë u mbajt gjithashtu në lidhje me situatën e fundit të minoritetit musliman në Mianmar. Shtetet anëtare të OBI në një deklaratë theksuan nevojën për të ndaluar dhunën, dërgimin e ndihmave humanitare dhe gjithashtu adresuan çështje që kanë të bëjnë me refugjatët dhe të dëmtuarit. Ministrat e Shkencës dhe Teknologjisë të shteteve anëtare diskutuan dhe miratuan "Agjendën e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të OBI-së 2026" para fillimit të këtij takimi të OBI-së.