Presidentët e Iranit dhe Azerbajxhanit kërkojnë forcimin e marrëdhënieve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58777-presidentët_e_iranit_dhe_azerbajxhanit_kërkojnë_forcimin_e_marrëdhënieve
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani dhe Republika e Azerbajxhanit kanë potencial të madh në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, kërkimit shkencor dhe tregtisë, dhe të gjitha të gjitha këto kapacitete duhet të shfrytëzohen në interes të të dy kombeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2017 18:18 Europe/Tirane
  • Presidentët e Iranit dhe Azerbajxhanit kërkojnë forcimin e marrëdhënieve

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani dhe Republika e Azerbajxhanit kanë potencial të madh në zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, kërkimit shkencor dhe tregtisë, dhe të gjitha të gjitha këto kapacitete duhet të shfrytëzohen në interes të të dy kombeve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, presidenti i Iranit z. Hasan Ruhani në një takim me presidentin e Azerbajxhanit z. Elham Aliev në margjinat e samitit të vendeve islamike në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Astana, theksoi : "Përfundimi i projektit hekurudhor në mes të dy vendeve së bashku me linjat e tjera të tranzitit Veri-Jug, është i dobishëm jo vetëm për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin”. Ruhani shtoi  se Irani dhe Republika e Azerbajxhanit duhet të bashkëpunojnë në fushën e energjisë dhe në përpjekjet e përbashkëta për stabilizimin e tregut të naftës. Gjithashtu, Presidenti i Iranit e quajti terrorizmin si një çështje rajonale dhe globale. Nga ana e tij, Elham Aliev, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e nëntë vizitave të Presidentëve të dy vendeve gjatë katër viteve të fundit dhe deklaroi se vendi i tij është i interesuar në promovimin e nivelit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me Iranin në fusha të ndryshme.