Ish-ministri i jashtëm i Francës: Parisi mbështet marrëveshjen bërthamore
Ish-ministri i punëve të jashtme të Francës ka theksuar mbështetjen e Parisit ndaj marrëveshjes bërthamore dhe deklaroi se ekzistojnë fusha të mëdha për zgjerimin e marrëdhënieve mes Francës dhe Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hubert Vedrine të martën në takim me Ali Akbar Velajeti, këshilltarin për çështje ndërkombëtare të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, tha se marrëveshja bërthamore ka rëndësi të madhe, ndërsa amerikanët po mundohen të vendosin në pikëpyetje këtë marrëveshje ndërkombëtare. Ndërkohë Ali Akbar Velajeti në këtë takim tha se marrëdhëniet e Iranit dhe Francës gjithmonë kanë qenë pozitive dhe popujt e të dy vendeve dëshirojnë zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.