Fund i hidhur për përkrahësit e ISIS-it
Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se fitoret e fundit të boshtit të rezistencës ndaj terrorizmit kanë çuar në një fund të hidhur për mbështetësit e grupit terrorist ISIS.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, admiral Ali Shamkhani, Sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha të martën se politika e mbështetësve të grupit terrorist ISIS për të sunduar rajonin përmes mjeteve të terrorizmit ka dështuar me fitoret e fundit të boshtit të rezistencës ndaj terroristëve. Përsa i takon referendumit mbi ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut, Shamkhani deklaroi se veprimet e paplanifikuara mund të rrisin rrezikun e konflikteve të reja dhe të pasigurisë në rajon. Disa parti në rajonin e Kurdistanit të Irakut , më 7 qershor, në një takim me kryetarin e Kurdistanit Masud Barzani, vendosën që më 25 shtator 2017, ky rajon të organizojë një referendum për ndarjen nga Iraku. Ky vendim është kundërshtuar fuqimisht nga qeveria e Bagdadit, nga grupe të ndryshme në Irak dhe nga shumë shtete në rajon dhe në botë. Megjithatë, Masud Barzani i ka kërkuar popullit kurd të marrë pjesë në referendum.