Presidenti iranian niset për në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59237-presidenti_iranian_niset_për_në_nju_jork
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani, nesër (e dielë) do të largohet nga Teherani për në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e 73-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 16, 2017 13:20 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian niset për në Nju Jork

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, z. Hasan Ruhani, nesër (e dielë) do të largohet nga Teherani për në Nju Jork për të marrë pjesë në takimin e 73-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas departamentit të marrëdhënieve publike të Presidentit, është planifikuar që z. Ruhani të drejtojë të mërkurën Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Takimi me iranianët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, takimi me myslimanët dhe elitat politike dhe kulturore të SHBA, konferencat me mediat dhe përfaqësuesit e shtypit, intervistat me disa rrjete amerikane dhe takimet me krerët e disa prej vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, janë disa nga programet e Presidentit iranian gjatë  qëndrimit në Nju Jork.