Ruhani: Arabia saudite t’i japë fund agresionit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59531-ruhani_arabia_saudite_t’i_japë_fund_agresionit_në_jemen
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, agresionet e Arabisë Saudite dhe mbështetësve të saj kundër Jemenit dhe vrasjen qorrazi të popullit të pafajshëm të Jemenit e ka quajtur veprim të padrejtë që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe humane dhe tha se vrasja e popullit të pafajshëm të Jemenit nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2017 04:40 Europe/Tirane
  • Ruhani: Arabia saudite t’i japë fund agresionit në Jemen

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, agresionet e Arabisë Saudite dhe mbështetësve të saj kundër Jemenit dhe vrasjen qorrazi të popullit të pafajshëm të Jemenit e ka quajtur veprim të padrejtë që bie ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe humane dhe tha se vrasja e popullit të pafajshëm të Jemenit nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë.

Ditën e martë presidenti Hasan Ruhani u takua me disa drejtues dhe gazetarë të njohur mediatik në Amerikë dhe tha se Republika Islamike e Iranit është e mendimit se agresioni kundër Jemenit duhet të përfundojë dhe të hapen rrugët për dërgimin e ndihmave humanitare në këtë vend si dhe të krijohen kushtet për bisedimet mes palëve jemenase me qëllim që vetë jemenasit të përcaktojnë fatin e vendit të tyre. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se në kohën kur qeveritë e rajonit zyrtarisht parashtrojnë kërkesë për ndihmë, Irani jep kontributin e tij për zgjidhjen e problemeve dhe nga ky aspekt Irani mbështet Sirinë dhe Irakun në luftën kundër terrorizmit. Sa i përket referendumit të rajonit të Kurdistanit të Irakut, presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha: Organizimi i këtij referendumi kërcënon dhe rrezikon sigurinë e Irakut dhe të rajonit. Presidenti Ruhani tha se kufijtë e rajonit nuk duhen ndryshuar dhe shtoi se kjo do të krijojë një domino tensionesh, fundi i të cilave nuk dihet.