Presidenti Ruhani niset për në Teheran
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pas pjesëmarrjes dhe fjalimit të tij në AP të OKB, ditën e mërkurë u nis nga Nju Jorku për në Teheran.
Në ditën e parë të qëndrimit të tij në Nju Jork, z. Hasan Ruhani u takua me iranianët me banim në Amerikë dhe duke iu drejtuar atyre tha se ata janë ambasadorë kulturorë, shkencorë, ekonomikë dhe politikë të Iranit. Përveç kësaj presidenti iranian ka zhvilluar një intervistë për kanalin televiziv CNN, u takua me presidentin e Bolivisë, sekretarin e përgjithshëm të OKB, kryeministrin e Suedisë, presidentin e Francës dhe presidentin e Austrisë. Pas takimeve me intelektualët e politikave të jashtme të Amerikës dhe drejtuesit mediatikë amerikanë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit zhvilloi një bisedë dhe intervistë me kanalin televiziv NBC. Në vazhdën e vizitës së tij në Nju Jork presidenti iranian u takua me kryeministrin e Japonisë, presidentin e Bullgarisë si dhe mori pjesë në takimin e grupit të kontaktit të OBI kushtuar Mianmarit. Ditën e mërkurë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit pati një takim me kryeministren e Britanisë dhe më pas mbajti fjalimin e tij në AP të OKB.