Zarif takohet me ministrat e jashtëm të Kinës dhe Australisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka zhvilluar takime të ndara me ministrat e jashtme të Kinës dhe Australisë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se marrëdhëniet bilaterale, marrëveshja bërthamore, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kanë qenë tema kryesore të bisedimeve të Muhamed Xhavad Zarif me Vang Ji, ministrin e punëve të Kinës në takimin që u zhvillua gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB në Nju Jork. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu dje në mbrëmje në Nju Jork ka zhvilluar takim edhe me Julie Bishop, ministren e punëve të jashtme të Australisë. Zarif dje në mbrëmje ka zhvilluar takime edhe me ministrat e punëve të jashtme të Algjerisë, Bjellorusisë dhe Norvegjisë.