Zarif takohet me ministrat e jashtëm të Kinës dhe Australisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59679-zarif_takohet_me_ministrat_e_jashtëm_të_kinës_dhe_australisë
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka zhvilluar takime të ndara me ministrat e jashtme të Kinës dhe Australisë. 
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 22, 2017 09:58 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me ministrat e jashtëm të Kinës dhe Australisë

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit të enjten në mbrëmje ka zhvilluar takime të ndara me ministrat e jashtme të Kinës dhe Australisë. 

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se marrëdhëniet bilaterale, marrëveshja bërthamore, çështjet rajonale dhe ndërkombëtare kanë qenë tema kryesore të bisedimeve të Muhamed Xhavad Zarif me Vang Ji, ministrin e punëve të Kinës në takimin që u zhvillua gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB në Nju Jork. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjithashtu dje në mbrëmje në Nju Jork ka zhvilluar takim edhe me Julie Bishop, ministren e punëve të jashtme të Australisë. Zarif dje në mbrëmje ka zhvilluar takime edhe me ministrat e punëve të jashtme të Algjerisë, Bjellorusisë dhe Norvegjisë.