Amir Burdastan: Kufijtë e Iranit i bëjmë varrë të agresorëve!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59681-amir_burdastan_kufijtë_e_iranit_i_bëjmë_varrë_të_agresorëve!
Zv/komandanti i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse armiqtë dëshirojnë të bëjnë ndonjë veprim kundër Republikës Islamike të Iranit, atëherë kufijtë e Iranit do t’i shndërrojmë në varrezat e tyre.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 22, 2017 11:20 Europe/Tirane
  • Amir Burdastan: Kufijtë e Iranit i bëjmë varrë të agresorëve!

Zv/komandanti i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se nëse armiqtë dëshirojnë të bëjnë ndonjë veprim kundër Republikës Islamike të Iranit, atëherë kufijtë e Iranit do t’i shndërrojmë në varrezat e tyre.

Gjeneral Ahmedreza Purdastan të premten pas ceremonisë së paradës së madhe të forcave të armatosura të Iranit në Bandarabas, në Gjirin Persik dhe në Ngushticën Hormoz në jug të Iranit, theksoi: “Armiqtë në rast se do të bëjnë ndonjë agresion kundër kufijve të Iranit, do të përballen me përgjigje të ashpër të forcave të armatosura të Iranit. Ushtria, Garda Revolucionare dhe forcat e sigurisë së Republikës Islamike të Iranit kanë përgatitur planet ushtarake në përputhje me llojin e kërcënimeve dhe ato po i ushtrojnë në manovra”. Sot më 22 shtator është përvjetori i fillimit të luftës imponuese të regjimit Ba’th të Irakut kundër Republikës Islamike të Iranit dhe fillimi i Javës së Mbrojtjes së Lavdishme. Me këtë rast sot në mëngjes pranë mauzoleut të Imam Khomejnit (ra) është zhvilluar parada ushtarake e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit.