Shuplaka e Iranit për Trump dhe regjimin sionist sipas versionit të "Newsweek"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59741-shuplaka_e_iranit_për_trump_dhe_regjimin_sionist_sipas_versionit_të_newsweek
Media amerikane prezantimin e raketës balistike "Khorramshahr" nga Irani e ka cilësuar si një shuplakë të Teheranit për presidentin e Amerikës dhe regjimin sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 07:27 Europe/Tirane
  • Shuplaka e Iranit për Trump dhe regjimin sionist sipas versionit të

Media amerikane prezantimin e raketës balistike "Khorramshahr" nga Irani e ka cilësuar si një shuplakë të Teheranit për presidentin e Amerikës dhe regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se revista amerikane "Newsweek" në një analizë të saj të publikuar ditën e premte, ka shkruar se prezantimi i raketës balistike "Khorramshahr" nga ana e Iranit, konsiderohet një shuplakë e fortë nga Teherani për Donald Trump, presidentin e Amerikës dhe për regjimin sionist. Gjeneral Haxhizade, komandanti i forcave ajrore të Gardës Revolucionare të Iranit, të premten gjatë paradës ushtarake të 22 shtatorit të forcave të armatosura të Iranit, deklaroi: "Kjo raketë është projektuar dhe prodhuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ka rreze veprimi 2000 km. Robert Ainhovern, këshilltar për çështje të armatimit në ish-qeverinë e Amerikës, ka deklaruar për "Newsweek": "Prezantimi i kësaj rakete nga ana e Iranit dhe deklaratat e z. Hasan Ruhani deri në një masë të madhe kanë dhënë përgjigjen e Iranit ndaj objektivave të deklaruara të qeverisë së Donald Trump për ushtrimin e presionit më të madh mbi Iranin për të pranuar kufizimet në fushën e programit të raketave balistike. Ruhani ka theksuar se programi raketor i Iranit, nuk është prej temave që mund të negociohet në tryezën e negociatave".