Irani mbyll kufijtë ajror me Kurdistanin e Irakut
Zëdhënësi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit ka njoftuar mbylljen e kufijve ajror të Iranit me rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Kejvan Khosrovi, zëdhënësi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, të dielën deklaroi: "Me kërkesë të qeverisë qendrore të Irakut, janë ndërprerë të gjitha fluturimet nga Irani në drejtim të aeroporteve të qyteteve Sulejmanije dhe Arbil si dhe janë ndërprerë fluturimet tranzit nga rajoni i Kurdistanit nëpërmjet hapësirës ajrore të Iranit. Khosrovi njoftoi për organizimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit e cila u zhvillua sot në mëngjes për ta shqyrtuar kërkesën e qeverisë së Irakut për mbylljen e linjave ajrore të Iranit me rajonin e Kurdistanit të Irakut.