Ruhani: Jemi pranë qeverisë së Irakut, referendumin nuk e njohim zyrtarisht
(last modified Mon, 25 Sep 2017 07:03:14 GMT )
Shtator 25, 2017 09:03 Europe/Tirane
  • Ruhani: Jemi pranë qeverisë së Irakut, referendumin nuk e njohim zyrtarisht

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi se Republika Islamike e Iranit  është kundër çdo lëvizjeje që prek sovranitetin dhe unitetin kombëtar të Irakut tha se të gjithë duhet ta dinë se legjitimiteti i tyre është në kuadër të kushtetutës së Irakut.

Hasan Ruhani dje zhvilloi një bisedë telefonike me Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut ku shprehu mbështetjen e plotë të Republikës Islamike të Iranit për qeverinë qendrore të Irakut. Presidenti iranian pasi vuri në dukje se populli dhe qeveria e Irakut ashtu si të gjitha problemet e mëparshme, do të tejkalojë edhe këtë problem, tha: Kushtetuta e Irakut duhet respektuar nga të gjithë dhe çdo shkelje e saj konsiderohet veprim i jashtëligjshëm. Ndërsa në bisedën telefonike që ka pasur me presidentin e Turqisë, presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu qëndrimin e përbashkët të të dy vendeve në mbështetje të qeverisë së Irakut dhe tha se në çështjen e rëndësishme të organizimit të referendumit separatist të rajonit të Kurdistanit të Irakut, Irani se bashku me fqinjët e tij i qëndron pranë qeverisë së Irakut. Hejdar Ebadi në këtë bisedë telefonike shprehu falënderimet për qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në mbështetje të tërësisë territoriale dhe unitetit kombëtar të Irakut dhe tha se lëvizja e Masud Barzanit, zhvillimet në Irak do t’i drejtojë në një anë të re. Kryeministri i Irakut theksoi se qeveria irakiane ka marrë masa të gjera për tu përballur me këtë lëvizje të rajonit të Kurdistanit dhe shtoi se qeveria i ka dhënë kompetenca rajonit të Kurdistanit përtej atyre që lejohen me kushtetutë dhe veprimi i Masud Barzanit që është kundër tërësisë territoriale dhe kushtetutës së Irakut, në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet.

 

Tags