Zarif: Amerika nuk është e besueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i59893-zarif_amerika_nuk_është_e_besueshme
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në intervistën e tij për CNN ka thënë se ajo çka sot po bën Amerika tregon se ky vend është i paparashikueshëm dhe vërteton faktin se Amerikës nuk mund t’i besohet.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 25, 2017 05:36 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika nuk është e besueshme

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në intervistën e tij për CNN ka thënë se ajo çka sot po bën Amerika tregon se ky vend është i paparashikueshëm dhe vërteton faktin se Amerikës nuk mund t’i besohet.

Muhamed Xhavad Zarif theksoi se nëse Donald Trump, heq dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, atëherë bota në bisedimet e tjera me Amerikën do të krijojë dyshime dhe dilema mbi këtë vend. Nëse bota nuk arrin të krijojë besim tek fjalët e Amerikës, atëherë asnjë vend nuk do të futet në bisedime me Amerikën, pasi të gjithë e dinë se Amerika ndjek vetëm interesat e saj. Në përgjigje të pyetjes se cili do të jetë reagimi i Iranit në rast se Amerika nuk konfirmon zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore apo në rast se Amerika largohet nga marrëveshja, Muhamed Xhavad Zarif tha: Moskonfirmimi i zbatimit të angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, është një çështje e brendshme e Amerikës dhe ajo nuk ka lidhje me marrëveshjen bërthamore, pasi i vetmi organ që ka të drejtë të vërtetojë angazhimet e Iranit është ANEA. Irani do të monitorojë sjelljet e Amerikës kundrejt marrëveshjes bërthamore dhe do të analizojë opsionet e tij. Irani ka shumë opsione një prej të cilave është largimi nga marrëveshja dhe rikthimi me shpejtësi në programin e mëparshëm paqësor bërthamor, tha në fjalën e tij Muhamed Xhavad Zarif. Shefi i diplomacisë iraniane rikujtoi se Irani me kthimin në programin e tij të mëparshëm nuk pranon asnjë lloj kufizimi, pasi kufizimet e vendosura për momentin janë bërë në mënyrë vullnetare.