Teheran: Futet trupi i pajetë i martirit Mohsen Hexhaxhi
Dje në Teheran ka arritur trupi i pajetë i martirit mbrojtës të Heramit, Mohsen Hexhaxhi.
Mohsen Hexhaxhi më 9 gusht u zu rob nga elementë të grupit terrorist takfirist ISIS në kufirin mes Irakut dhe Sirisë dhe u martirizua. Në ceremoninë e pritjes së turpit të martirit Mohsen Hexhaxhi ishte i pranishëm Husein Selami zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah si dhe shumë komandantë dhe ushtarak të forcave ajrore, tokësore të Sepahut së bashku me ushtarakë të lartë të ushtrisë, forcave të rendit dhe funksionarë ushtarakë të Republikës Islamike të Iranit. Të pranishëm ishin edhe familjarë të martirit Mohsen Hexhaxhi. Pasi ceremonia e tij të organizohet në mauzoleun e imam Rezait (as) në Mashhad dhe në Teheran, trupi i martirit Mohsen Hexhaxhi do të varroset në qytetin Naxhaf Abad në provincën Esfahan, që është edhe vendi i tij i lindjes.