Lideri suprem pranë martirit Hexhaxhi
Lideri suprem i Revolucionit Islamik sot në xhaminë imam Huseini(as) në Teheran, ka vizituar trupin e pajetë të martirit Mohsen Hexhaxhi dhe është lutur për të.
Sipas një njoftimi të zyrës së lidershipit, Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik është takuar edhe me familjarët e martirit Mohsen Hexhaxhi dhe pasi i falënderoi ata, kërkoi që të jenë të duruar dhe të luten tek Zoti. Ceremonia mortore për martirin Hexhaxhi organizohet sot në Teheran. Martiri Hexhaxhi do të varroset në qytetin Naxhaf Abad të Esfahanit që është edhe vendlindja e tij. Mohsen Hexhaxhi mbrojtës i haramit është martirizuar më 9 gusht 2017 pasi u kap rob nga elementë të grupit terrorist ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.